Dua Lipa dhe Callum Turner shfaqen më të dashuruar se kurrë në Itali, momente të ëmbla gjate muajit të mjaltit në Siçili Gjatë këtyre viteve të jetës publike të Hillary Clinton, Zonjë e parë apo Sekretare Shteti, askush nuk e kish parë kështu, duke ndare momente te gezueshme krah stafit të saj
Birre, muzike kubaneze dhe kërcim. Mediat nuk mund të mos e raportonin jetën e natës së kryediplomates amerikane, por mbi te gjitha për një detaj të vogel. Klubi quhet Havana, ndodhet ne Kartahena te Kolumbise, ku u zhvillua samiti i Amerikave dhe SHBA ndaluan pjesëmarrjen e Kubës.
“Duket se ajo ia kaloi shume mire- tregoi njeri prej deshmitareve qe e pa Clinton ne klubin kubanez. Mund te duket nje moment i shpenguar, por, jo pa lidhje me diplomacine. Ajo e zgjodhi barin kubanez, pas revoltes se shprehur te vendeve pjesëmarrëse ne Samit ndaj vendimit te Uashingtonit per ta ndaluar Kuben.
Vendet e bllokut te majte, perfshire Venezuelen, Ekuadorin, Bolivine, Nikaraguan dhe disa vende te Karaibeve te gjithe kundershtuan vazhdimin e izolimit te vendit komunist, i debuar nga Organizata e Shteteve Amerikane, pak pas revolucionit te 1959.
Si pasoje e linjes se ashper te SHBA-se dhe Kanadase per Kuben dhe qendresen per te qetesuar luften kunder droges, kreret e shteteve pjesemarrese ne samitin e Kolumbise, deshtuan ne nenshkrimin e nje deklarate perfundimtare, te dielen.
Shtetet e Bashkuara – prej me shume se 50 vitesh- i kane vendosur embargo Kubes, qekur Fidel Kastro erdhi ne pushtet. Por perveç problemeve ekonomike, Kuba ka lulezuar ne disa fusha. CIA pranon- sic raportojne mediat nderkombetare- se vdekja e foshnjave ne SHBA eshte 20 % me e larte se ne ishullin komunist.
Top Channel