Ashton Kutcher dhe Mila Kunis, të lidhur

16/04/2012 12:20

Pasi e ka përgënjeshtruar disa herë historinë e dashurisë me Rihanna, Ashton Kutcher është parë duke kaluar disa ditë romantike në shoqërinë e Mila Kunis.

Sipas ‘X17’, aktorja e ‘Black Swan’ dhe ish-bashkëshorti i Demi Moore janë parë së bashku në një restorant të Los Angeles (SHBA) dhe duke bërë pazar.

Sipas burimeve për këtë portal, çifti i aktorëve ka kaluar edhe disa netë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

“Darka nuk ishte shoqërore. Dukej qartë që mes tyre kishte diçka më shumë”, theksoi burimi për ‘X17’.

Top Channel