Big Brother, Meti: Nuk më tërhiqte niveli i debateve

15/04/2012 13:55

Meti, konkurrenti i fundit që ka lënë shtëpinë e Big Brother, është shprehur se arsyeja se pse qëndronte i heshtur në shtëpi ishte “niveli i ulët i debateve”.

“Niveli i debateve nuk më tërhiqte, prandaj nuk isha shumë aktiv”, theksoi Meti në emisionin ‘Fan Club’, në Top Channel.

Më tej ai shtoi se nuk ka pasur asnjë strategji brenda shtëpisë: “Unë kur kam hyrë në Big Brother nuk kam pasur strategji dhe as nuk kam menduar për një të tillë. Tregova thjesht veten. Doja që ta shijoja eksperiencën për aq sa do të zgjaste. Kështu e mendoj këtë lojë unë, të shohësh gjërat si të vijnë.”

Konkurrenti i eliminuar mbrëmjen e së shtunës deklaroi se qëllimi i tij ishte që nëpërmjet pjesëmarrjes në Big Brother të kishte më shumë mundësi në karrierën e tij si model.

Në lidhje me Laurën, Meti u shpreh: “Me Laurën nuk kam komunikuar që mbrëmë, kemi një vit që jemi ndarë dhe tashmë jemi shokë. Ashtu siç kam marrëdhënie shoqërore edhe me Anilën.”

Top Channel