Depp&Portman në këngën e Paul McCartney

14/04/2012 14:50

Aktorët Johnny Depp dhe Natalie Portman performojnë së bashku. Por jo në një film, por në videoklipin e një kënge të re të albumit të këngëtarit Paul McCartney.

Bëhet fjalë për tre video të këngës “My Valentine”, të albumit “Kisses on the Bottom”, që janë prezantuar të premten në Los Anxhelos.

Sipas mediave britanike, Depp performon në videon e parë, Portman në të dytën, ndërsa në të tretën ata shfaqen së bashku.

Tabloidi “The Sun” ka publikuar foto të Depp dhe McCartney që takohen dhe bisedojnë së bashku, si dhe një tjetër të Depp dhe Portman në sheshin e xhirimit të videos së tretë.

Ka qenë vetë ish-këngëtari i Beatles që ka drejtuar xhirimet e tre videove, i frymëzuar nga një ide e së bijës, stilistja e modës Stella McCartney.

Videot e plota do të transmetohen gjatë së shtunës. “My Valentine” është një nga dy këngët e albumit të McCartney, që bëjnë fjalë për historitë e tij të dashurisë kur ka qenë në moshë të re.

FOTO GALERI
1/4
Johny Depp dhe Paul McCartney

Top Channel