Muskuj dhe det, pushimet e Diaz në Hauai

13/04/2012 12:00

Orët e zgjatura në palestër kanë dhënë një rezultat të dukshëm për Cameron Diaz.

Aktorja hollivudiane, e cila ndodhet aktualisht për disa ditësh pushimesh në Hauai, shfaqi një trup në formë dhe muskuloz, ndërsa u fotografua nga paparacët që udhëtuan në destinacionin e preferuar në Oqeanin Paqësor së bashku me 39-vjeçaren.

Diaz tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve nëpërmjet një bikini me një ngjyrë të ndezur portokalli, ndërsa kaloi disa minuta duke u larë e vetme, përpara se t’i bashkohej miqve të saj në bregdet.

Pak kohë më parë, revistat rozë spekuluan për një operacion të rritjes së gjoksit nga aktorja, por vetë 39-vjeçarja bëri të ditur se nuk kishte realizuar asnjë ndërhyrje dhe se gjithçka e shtuar ishin muskujt e saj të kraharorit, të dalë në dukje pas një pune të përkushtuar në ngritjen e peshave.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel