Jolie-Pitt rikthehen në film së bashku

13/04/2012 12:20

Shtatë vjet më parë, “Mr & Mrs Smith” ishte filmi që lindi romancën midis Angelina Jolie dhe Brad Pitt dhe që bëri këtë të fundit të ndahej nga e dashura e tij e mëparshme, Jennifer Aniston.

Tashmë një prej çifteve më të famshme në botë, Jolie dhe Pitt mund të rikthehen të aktrojnë së bashku në një film të ri.

Sipas një reviste amerikane, bashkëshortët janë në bisedime për të qenë pjesëmarrës të filmit të ri të Ridley Scott, “The Counselor”.

Megjithatë, ndërsa Pitt do t’i ofrohet roli i personazhit kryesor, Angelina duhet të ketë vetëm një rol episodik prej pak minutash.

Nga ana e tij, Micheal Fassbender ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në filmin që është shkruar nga Cormac McCarthy, autori i filmave të vlerësuar me shumë çmime më parë, si “No Country for Old Man” dhe “The Road”.

Përsa i përket “The Counselor” (Këshilltari), dihet vetëm që xhirimet e filmit do të nisin në qershor dhe që ato do të realizohen në Europë.

Top Channel