Dua Lipa dhe Callum Turner shfaqen më të dashuruar se kurrë në Itali, momente të ëmbla gjate muajit të mjaltit në Siçili
Fillimisht publikoi në Twitter një foto ku tregoheshin vetëm këmbët e djalit të sapolindur të quajtur Luca Cruz e më pas publikoi një foto të plotë të bebes.
Tashmë Hillary Duff ka ndarë me publikun (sërish në Twitter) foton e parë familjare ku shihet bashkëshorti Mike Comrie dhe vogëlushi disa javësh.
Aktorja e njohur për protagonizmin në filmat e Disney është e martuar me lojtarin e hokejit në akull dhe Luca Cruz është fëmija i pare i çiftit.
Përveç fotove, 24-vjeçarja këto ditë gjithashtu po ndan me të tjerët eksperiencën e të qënit nënë duke shkruar në Twitter se “është më e vështirë” se sa e mendonte, se “nuk vë gjumë në sy” dhe se nuk mund të dalë nga shtëpia sepse djali qan.
Top Channel