Ewan Mcgregor: Kam pasur shumë femra

13/04/2012 17:20

Ewan Mcgregor ka 17 vjet i martuar, por përpara se të gjente dashurinë e jetës ai ka pranuar se ka pasur shumë marrëdhënie të tjera.

Aktori i cili u bë i famshëm me interpretimin e tij në filmin ‘Moulin Rouge’ theksoi se ka rënë menjëherë në dashuri kur pa për herë të parë bashkëshorten e tij aktuale.

“Sapo e pashë kuptova që doja të rrija me të dhe doja të rrija ndryshe nga ç’kisha ndenjur me shumë e shumë gra të tjera. Kam bërë zgjedhjen e duhur”, deklaroi aktori skocez në ‘The Graham Norton Show’.

41-vjeçari ka katër fëmijë nga martesa e tij e gjatë me francezen dhe jeton aktualisht në Los Angeles (SHBA).

Top Channel