Rrëfehet Scarlett Johansson

12/04/2012 00:00

Gjatë gjithë këtyre kohëve është munduar të ruajë privatësinë, por më
në fund Scarlett Johansson ka folur për marrëdhënien e saj me aktorin 24
vjet më të madh se ajo Sean Penn vitin e kaluar. Po ashtu aktorja ka ndarë edhe dhimbjen e saj për divorcin me yllin e
Hollywood Ryan Reynolds, si dhe kënaqësinë për lidhjen e saj të re me
drejtorin ekzekutiv të reklamave, Nate Naylor.

Bukuroshes 27-vjeçare revista “Vogue” i ka kushtuar kopertinën dhe ajo gjatë intervistës së saj është shprehur se kishte qene ne nje lidhje me Sean për një kohë, por nuk dinte ende se si ta quante këtë marredhenie. “Ai është një person i veçantë”, rrëfen Scarlett.

Aktorja tha se ka mbrojtur me shumë forcë privatësinë për martesën e saj me Ryan.”Ne e mbajtëm historinë tonë jashtë syve të publikut, mënyra se si u njohëm, martesa jonë…çdo gjë”, thotë Johansson. Ajo rrëfen se në verën e vitit 2010, bashkë me Ryan zhvilluan një udhëtim nëpër Europë, pasi ai përfundoi xhirimet e filmit “Green Lantern”, periudhë në cilën martesa e tyre po shkonte drejt dështimit.

 

Scarlett në atë kohë sapo kishte mbaruar xhirimet e filmit “Iron Man 2”, përkrah Robert Downey, Jr. dhe e dinte se së shpejti do të niste puna edhe për “The Avengers”.

“Shpesh pyetja veten se çfarë do të bëja me veten time. Nuk e dija. Unë prisja dhe ndërkohë po kaloja ditë të vështira. Nuk po ndihesha rehat me veten. Divorci më pas ishte i tmerrshëm. Mendon se jeta po të ecën mirë, kur papritur ndjen se gjërat po te shemben nen kembe”, thotë Scarlett, duke shtuar se nuk ka asnjë keqardhje lidhur me martesën e saj.

“Ishte shumë bukur, rashë në dashuri, u martova dhe e bëra atë të ligjshme. Eshtë shumë gjë e rrallë të jesh e aftë të duash një njeri në atë mënyrë. Megjithatë ishte bukur aq sa zgjati”, thotë 27-vjeçarja, duke shpjeguar se me Ryan pati një ‘divorc miqësor’.

 

Scarlett thotë se do të kishte dëshiruar që të kalonte më shumë kohë me Ryan, për ta njohur më mirë, si dhe do të donte që të mos kishte kaq shumë presion në karrierën e secilit.

Ndërkohë ajo ka nisur një lidhje me Nate Naylor, me të cilin thotë se ndihet mirë, e po ashtu shfaq habinë se sa shpejt paparacët arritën ta fotografonin.

 

Top Channel