Moto GP, Rossi: Nuk mendoj tërheqjen

12/04/2012 16:30

Valentino Rossi qetësoi të gjithë tifozët e tij duke theksuar se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga Moto GP, të paktën jo në dy vitet e ardhshme.

“Erdha tek Ducati në fund të vitit 2010 me idenë të qëndroja për dy vite dhe të fitoja me motorrin italian, por është e vështirë. Gjithsesi do të më pëlqente të qëndroja edhe dy vite të tjera”, deklaroi 9 herë kampioni për revistën ‘Motorsprint’.

“Doktori” nuk harroi të lëshonte një tjetër thumb për motorrin e tij: “Dihet se kush e bën motorrin: Preziosi është shefi, ai që mendon gjithçka. Ai duhet të na ndihmojë.”

Gjithashtu vazhdoi të tregohej pesimist: “Nëse punojmë siç duhet mund të luftojmë për vendin e pestë apo të gjashtë. Kjo gjë nuk më emocionon aspak. Nëse lufton për objektiva të tillë të humbet entuziazmi dhe gëzimi për të garuar. Nëse shkon në një pistë duke e ditur që nuk do të fitosh bëhet edhe më e vështirë gara.”

Valentino Rossi nuk arriti më shumë se vendi i dhjetë në garën e parë sezonale të Moto GP, të zhvilluar në Losail të Katarit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA