Mel B: Tani dua një djalë

12/04/2012 20:40

Mel B shprehet se është shumë e lumtur me jetën e saj dhe me tre vajzat (Phoenix 13 vjeç, Angel 5 vjeç dhe Madison 8-muajshe), por kërkon edhe një fëmijë të katërt me shpresën që kësaj radhe të jetë djalë.

Ish-pjesëtarja e Spice Girls, e cila aktualisht jeton në Australi, nuk është e shqetësuar se do të shëndoshet sërish nga shtatzania: “Unë ha shumë gjatë shtatzanisë dhe nuk di të përmbahem, por nuk është problem.”

Gjithsesi këngëtarja është nje shembull i mirë vullneti pasi ka humbur 20 kilogramë në pak muaj pas lindjes së fundit dhe këtë gjë e arriti me anë të një stërvitjeje intensive dhe një diete strikte.

Top Channel