Jennifer Lopez kritikohet për videon e fundit

12/04/2012 17:00

Jennifer Lopez është kritikuar shumë nga Instituti amerikan i Kulturës dhe Mediave për videoklipin e saj më të fundit, ku këngëtarja së bashku me të dashurin e saj Casper Smart e kalojnë paksa kufirin me prekje sensuale.

Sipas Dan Gainor, zëvendëspresident i organizatës, videoja e këngës ‘Dance Again’ “është krejtësisht e papërshtatshme për një audiencë familjare”.

“Jennifer Lopez duhet të pyesë veten nëse do të lejonte binjakët e saj të shikonin videot që xhiron. Fëmijët nuk duhet të shohin këto gjëra dhe është e vështirë për prindërit të kontrollojnë përmbajtjen e gjithçkaje që jepet në televizion”, shton Gainor.

“Kemi një ndienjë të veçantë midis nesh. Xhirimi i videoklipit ishte shumë argëtues dhe kënga është e mbushur me shumë gëzim”, është shprehur nga ana e saj Jennifer Lopez.

Top Channel