Rihanna: Dashuroj Liam Neeson

11/04/2012 13:40

Rihanna është shprehur se para disa muajsh ka rënë në dashuri me Liam Neeson, aktorin me të cilin interpreton në filmin ‘Battleship’.

Këngëtarja 24-vjeçare theksoi për revistën ‘Company’ se ndjenja lindi kur pa aktorin në filmin ‘Taken’: “Rashë në dashuri me të kur pashë ‘Taken’ dhe tani që duhet të punonim bashkë në sheshxhirim nuk mund t’ia hidhja sytë. Ishte e pabesueshme kur më kërkoi të bënim një foto bashkë për djalin dhe i thashë që atë foto e dua edhe unë.”

Por Rihanna shtoi se i pëlqente shumë edhe aktori tjetër protagonist i filmit Battleship, suedezi Alexander Skarsgard.

Këngëtarja kohët e fundit ka qenë shumë e zënë me promovimin e filmit rreth e rrotull globit së bashku me aktorët e tjerë protagonistë.

Ky është filmi i parë i këngëtares që aktualisht është beqare, por mediat rozë kanë filluar të flasin për një marrëdhënie me reperin kanadez Drake.

Top Channel