Dhurata e shtrenjtë e JLo për të dashurin

11/04/2012 12:10

Jennifer Lopez po jeton rininë e saj të dytë në krah të Casper Smart, i dashuri rreth 20 vjet më i ri. Këngëtarja dhe balerini kanë një marrëdhënie që bazohet në luks dhe kur bëhet fjalë për dhurata Lopez tregohet shumë dorëlëshuar.

Smart mbushte 25 vjeç dhe 42-vjeçarja i bëri dhuratë një kamionçinë luksoze që e la me gojë hapur djaloshin.

Jennifer Lopez kishte organizuar gjithashtu një festë private për ditëlindje dhe Casper Smart ishte gjithë kohës me një buzëqeshje të stampuar në fytyrë. Pas përfundimit të festës, çifti u largua i lumtur me kamionçinën e re.

Edhe pse kanë shumë diferencë në moshë dashuria e tyre duket e sinqertë dhe dhuratat e shtrenjta nuk bëjnë gjë tjetër vetëm sa shtojnë ndjenjën.

Top Channel