Dua Lipa dhe Callum Turner shfaqen më të dashuruar se kurrë në Itali, momente të ëmbla gjate muajit të mjaltit në Siçili “Pharmacon” me skenar dhe regji të Joni Shanajt është prodhimi më i fundit kinematografik shqiptar, që nga data 12 prill do të shfaqet në kinematë e Tiranës.
Mbrëmjen e së martës filmi u prezantua për një rreth artistësh e miqsh.
Mungesa e komunikimit mes brezave është në qendër të filmit, por edhe problematika të shoqërisë shqiptare si ajo e mungesës së medikamenteve.
Branko, interpretuar nga Klevis Bega, punon në farmacinë e të atit, Dr Sokratit, roli i Niko Kanxherit. Mjeku në fakt e përdor farmacinë për të mbuluar punë të dyshimta në biznesin e ilaçeve.
Në një jetë të kontrolluar nga i ati, i vetmi interes për Brankon duket të jetë Sara, studentja dhe infermierja interpretuar nga Olta Gixhari. Nëna e saj është e sëmurë rëndë dhe e vetmja shpresë për shërimin e saj mbetet Dr. Sokrati, i cili përfiton nga situata duke ngacmuar seksualisht të dashurën e të birit.
Gjysma të vërtetash dalin, mungesë komunikimi i vazhdueshëm mes dy të dashuruarve, por edhe babait e të birit dhe hija e dyshimit bie mbi të gjithë.
“Pharmacon”, sipas autorëve, synon të paraqesë pikërisht mungesën e komunikimit mes brezave, në paaftësinë për t’i thënë të vërtetat hapur.
Top Channel