Beyonce e solli në jetë vajzën e saj vetëm tre muaj më parë dhe nuk humb
fare kohë që të tregojë format e mrekullueshme trupore e veshur me
bikini.

Beyonce, është fotografuar me bashkëshortin e saj, Jay-Z dhe vajzën, Blue Ivy duke shijuar plazhin e mrekullueshëm të St Barts, në ishujt Karaibe.

Beyonce duket e lumtur dhe më se e relaksuar, në një gjendje fizike perfekte, vetëm pak kohë pasi solli në jetë vajzën e saj Blue Ivy, tre muaj më parë.


Çifti i të famshmëve Jay-Z dhe Beyonce sigurisht që i kanë pasur më të limituara momentet e tyre të relaksit pasi u bënë prindër, duke qenë se pjesën më të madhe të angazhimeve të tyre tanimë e zë vogëlushja e sapoardhur në jetë  por mesa duket e kanë gjetur moment për t’u çlodhur dhe argëtuar në plazh bashkë me vajzën e tyre.

 

Beyonce gezon forme te shkelqyer trupore, vetem pak muaj pas lindjes se vajzes

 

 

 Bebe ne bordin e jahtit…Beyonce me vajzen dhe bashkeshortin e saj

Top Channel