Humpries: Kanye, paç fat me Kardashian

09/04/2012 18:30

Cris Humpries paralajmëroi të dashurin e ri të Kim Kardashian, Kanye West, se do t’i duhet shumë durim në mënyrë që marrëdhënia e tij me “show-girl” e famshëm të jetojë gjatë.

Basketbollisti 27-vjeçar, martesa e të cilit me Kardashian zgjati vetëm 72 ditë, i uroi “fat të mirë” West, ndërsa pranoi për herë të parë dyshimet e tij se Kim ka patur një histori paralele pas celebrimit të tyre.

Në uebsajtin amerikan “Radar”, një mik i afërt i Kris deklaroi: “Kur Humpries mësoi se ish-gruaja e tij kishte nisur të frekuentonte Kanye, ai u tha miqve të tij se i uronte shumë fat, pasi me të vërtetë do të kishte nevojë për të”.

Megjithatë, për 27-vjeçarin, lajmi për këtë lidhje të re të Kardashian nuk ishte i papritur. “Kris e di prej të paktën dy vitesh se midis tyre ekziston një flirt. Kim ruajti kontaktet me Kanye edhe pas martesës. Ndonëse ajo i premtoi se do të ndërpriste kontaktet me të, në të vërtetë nuk e bëri kurrë diçka të tillë”.

Burimi i “Radar” shtoi: “Me siguri, marrëdhënia e tyre ka disa kohë që ekziston, por kanë vendosur ta bëjnë publike tani për arsye publicitare, pasi seriali i Kim, “Keeping up with Kardashians” do të dalë në maj, ndërsa Kanye sapo ka publikuar një album të ri.

Top Channel