Brand i vë flakën parave

09/04/2012 17:40

Russell Brand ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike për shumë arsye së fundmi.

Sukseset e tij në karrierën si aktor, divorci nga Katy Perry dhe lidhja e përfolur me një modele hungareze kanë kontribuar të gjitha për ta vendosur 36-vjeçarin në faqet e para të gazetave rozë.

Së fundmi, Brand u rikthye të fitonte kryetitujt për një arsye të pazakontë, djegien e një kartmonedhe dollari në prezencën e një mikut të tij, në Hollivud.

Megjithatë, ajo që aktorit mund t’i jetë dukur si një shaka, mund t’i krijojë probleme atij me drejtësinë, pasi në SHBA ekziston një ligj i shkruar që dënon dëmtimin e qëllimshëm në çfarëdo forme të kartmonedhave.

Ligji në fjalë, parashikon se “kushdo dëmton, pret ose tjetërson deri në pikën që e bën të panjohshme një kartmondhë, kartë krediti, çek apo tjetër aset banker, mund të dënohet deri në gjashtë muaj burgim”.

Më parë, Brand është përfshirë në disa probleme të tjera të vogla me policinë, përfshi një incident, në të cilin ai hodhi “iPhone” e një gazetari nga dritarja e një hoteli.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA