Anne Hathaway ka prerë flokët shumë shkurt për t’u përshtatur me personazhin e filmit të saj të ardhshëm “Të Mjerët” (Les Miserables).
Aktorja 29-vjeçare do të luajë rolin e Fantine, një punëtore fabrike që detyrohet të bëjë prostitutën për të mbajtur fëmijën e saj të paligjshëm dhe gjithashtu detyrohet të shesë flokët për disa të ardhura më tepër.
Por jo vetëm kaq: Hathaway po i nënshtrohet një diete shumë strikte kohët e fundit. Aktorja po konsumon vetëm 500 kalori në ditë, një sasi e pamjaftueshme për një njeri normal.
Arsyeja është se po xhirohen skenat ku aktorja “do të vdesë” dhe Anne duhet të dobësohet sa më shumë.
“Nuk është gjëja e duhur për t’u bërë, por në filmat me buxhet të madh duhet të respektohen me patjetër afatet e xhirimit. Gjithsesi rreziqet që sjell një dietë e tillë dihen dhe Anne do i nënshtrohet kontrolleve mjekësore të përjavshme”, theksoi një burim nga sheshxhirimi për ‘Daily Mail’.
Top Channel