Brooklyn: Roddick është i turpshëm

08/04/2012 14:35

Një aktore dhe modele e famshme, Brooklyn Decker, zbuloi prapaskenat e martesës së saj me tenistin me famë botërore, Andy Roddick.

Ndërsa refuzoi në fillim flirtin e tenistit dhe kërkesën e tij për të dalë, modelja kuptoi shumë shpejt se në të vërtetë kishte gjetur shpirtin e saj binjak.

Pavarësisht kësaj, tenistit iu deshën pesë muaj për të marrë hapin dhe për t’i kërkuar që të lidheshin bashkë.

Në intervistën e saj për revistën “You”, Brooklyn zbuloi edhe detaje të panjohura më parë të punës së saj. “Në të vërtetë, nuk më pëlqen shumë të pozoj. Sa herë kam realizuar një fushatë publicitare, shijoj shumë udhëtimet, por gjithmonë e më pak orët e gjata të pozave”.

Brooklyn, e cila pak kohë më parë realizoi një debutimi të pritur mirë nga kritika në botën e kinematografisë, në komedinë “Just go ëith it”, përkrah Jennifer Anison dhe Adam Sandler, zbuloi se nuk ka dashur kurrë të mësojë të luajë tenis.

“Argëtohem shumë duke parë Andyn të luajë tenis, por nuk i kam kërkuar kurrë të më mësojë diçka. Është e rrezikshme të përpiqesh të mësosh profesionin e njeriut që dashuron. Fundja, as ai nuk më kërkon që t’i mësojë të bëhet modele”, batuta e saj.

FOTO GALERI
1/3
Brooklyn, ne ankth gjate nje ndeshje te Roddick

Top Channel