“Balotelli, më i mirë se Rooney në shtrat”

08/04/2012 14:55

Jenny Thompson, e njohur në shtypin anglez si prostituta që pati dy histori të shkurtra me futbollistët Wayne Rooney dhe Mario Balotelli, në një intervistë për “The Sun”, tregoi me detaje momentet e kaluar me italianin.

23-vjeçarja, e cila pretendon se arriti të kishte ndienja të vërteta për sulmuesin e Manchester City, theksoi se “SuperMario” tejkalonte kundërshtarin e tij brenda qytetit në të gjitha drejtimet, përfshi zgjuarsi dhe sensin e tij të humorit.

“Rooney mund të jetë një futbollist më i mirë, por kur vjen puna për paraqitjet e tij në dhomën e gjumit, Mario e mposht në të gjitha aspektet”, rrëfeu Thompson.

Megjithatë, ajo këmbënguli se gjëja që i pëlqeu më shumë tek futbollisti me ngjyrë, ishin veprimet e tij prej kavalieri, ndërsa veçoi se Balotelli di të “puthë shumë mirë”.

Sipas vajzës që punon si “escort-girl” për persona të pasur në Mançester, ajo nuk e njohu lojtarin falë shërbimeve të saj, por gjatë një feste ku ishin të dy të pranishëm dhe ku futbollisti e vëzhgoi, duke e ndjekur në tualetin e femrave, për t’i kërkuar të dilnin.

Top Channel