Dua Lipa dhe Callum Turner shfaqen më të dashuruar se kurrë në Itali, momente të ëmbla gjate muajit të mjaltit në Siçili Revista “Who” klasifikon Miranda Kerr si “femrën më të hijshme në botë”. Një juri e përbërë nga specialistë e kanë cilësuar atë si femrën më të bukur në botë për vitin 2012 dhe kjo përzgjedhje vjen 1 vit pasi top modelja solli në jetë fëmijën e saj të parë.
Megjithatë, lindja e një fëmije nuk solli asnjë humbje në hijeshinë e Kerr, përkundrazi, pati shumë prej atyre që publikisht thanë se pas lindjes së djalit të saj, modelja 28-vjeçare u rishfaq më e hijshme se kurrë më parë dhe tani 1 vit pasi u bë nënë ajo deklaroi se ishte gjëja më e bukur që i kishte ndodhur në jetë.
Rachael Taylor dhe Stephanie Rice dhe shumë femra të tjera të bukura kanë qenë sërish në listën e femrave të përzgjedhura nga “Who”, por asnjëra nuk mundi të rrëzojë nga froni ëngjëllin e “Victoria Secret”.
Top Channel