Duke hyrë në rolin e heroit që shumë herë ka interpretuar në filmat e tij, aktori Ryan Gosling ka shpëtuar një grua që rrezikonte shtypjen nga një taksi në Nju Jork.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë gruaja nëpërmjet profilit të saj në Twitter. Ngjarja ka ndodhur të martën në mbrëmje, kur Laurie Penny, një gazetare britanike në Amerikë, po priste të kalonte rrugën në momentin që një taksi po ecte me shpejtësi.

Në atë moment aktori kanadez që ndodhej pranë saj e kapi nga krahu dhe parandaloi aksidentin e sigurt, siç shkruan gruaja në rjetin shoqëror.

Top Channel