Gjobat e vendosura nga Policia Rrugore, pa prezencën e drejtuesit të
mjetit janë kthyer në një makth për qytetarët që mbeten të shtangur,
pasi mësojnë për to vetëm kur bien pre e kontrolleve të patrullave policore në
rrugë.

I shtrire ne kohe ky problem, në javët e fundit është shoqëruar edhe me ngaterrimin e emrit te drejtuesit te mjetit, kur fluksi i ndeshkimeve eshte rritur ndjeshem. Ankesat sidomos ne sportelin e komisariatit rrugor te Tiranës janë rritur mjaft.

“Nuk më ka bllokuar kush makinën, por kam ardhur të kontrolloj për gjobat. Unë erdha vullnetarisht dhe gjej që kam gjoba, që nuk i di kur i kam marrë. Nuk është çështja se po paguaj kamatë, por ta di që kam gjobë”, thotë një qytetar.

Një tjetër thotë se është çuditur kur ka marrë vesh se kishte marrë 5 gjoba dhe më tepër se në dokumentacion është regjistruar mjeti dhe targa e saktë, por emri i drejtuesit i gabuar.

Edhe pse ishte nje problem i denocuar me pare publikisht, asnje prej grupeve te interesit, apo deputetet e Kuvendit nuk e shtroi kete fakt per diskutim ne rregullimet qe iu bene Kodit Rrugor pak kohe me pare nga Parlamenti shqiptar.

Top Channel