Fotot personale të Beyonce

06/04/2012 13:55

Fotografi të reja të momenteve intime të Beyonce u publikuan ditën e premte në internet.

Megjithatë, nuk bëhet fjalë për ndonjë sulm piraterie që ka vjedhur fotot nga kompiuteri personal si në rastin e Scarlett Johansson apo për paparacët që kanë arritur ta gjurmojnë në ndonjë vend të fshehtë.

Ishte vetë 31-vjeçarja ajo që reklamoi nëpërmjet llogarisë së saj në “Twitter” një uebsajt të ri personal që ka krijuar, www.beyonce.com.

Midis informacioneve të shumta për jetën profesionale dhe personale të këngëtares, të Jay Z. apo vajzës së tyre Blue Ivy Carter, ndodheshin edhe fotografitë e rralla, të shfaqura në galerinë e mëposhtme.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel