Betejë muskujsh Wahlberg-The Rock

06/04/2012 16:45

Mark Wahlberg aktualisht po punon për filmin e tij më të ri me titull ‘No Pain, No Gain’ dhe në sheshxhirim aktori amerikan ka treguar se me punë serioze në palestër mund të bësh muskuj.

Por ka edhe më mirë se aktori 40-vjeçar: Dwayne Johnson, i njohur ndryshe si The Rock kur ishte keçist, ka bërë që vëmendja të përqendrohet krejtësisht tek muskujt e tij kur është paraqitur këtë javë në sheshxhirim.

Filmi tregon historinë e dy personave që merren me “bodybuilding” në Florida të cilët përfshihen në një skemë rrëmbimi të ndërlikuar.

Personazhi femëror i filmit është bashkëshortja e futbollistit të Interit Wesley Snejder: aktorja spanjolle Yolanthe Snejder-Cabau.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel