Adele dhe i dashuri mbajnë dietë

06/04/2012 16:20

Adele dhe i dashuri i saj, Simon Konecki, janë të dy mbipeshë dhe tashmë kanë vendosur që të nisin dietën.

Sipas ‘Daily Mirror’, çifti ka ulur konsumin e kalorive dhe kanë nisur të bëjnë stërvitje. Këngëtarja britanike ka arritur të humbë 7 kilogramë falë kësaj diete dhe është e vendosur të humbë edhe më shumë.

Sipas tabloidit britanik, arsyeja e dietës nuk është dobësimi, por Adele kërkon të jetë sa më në formë për një jetë më të shëndetshme dhe për një karrierë sa më të gjatë muzikore.

Pas operacionit në kordat vokale, mjekët i kanë këshilluar Adeles që të ndërronte disa gjëra në jetën e saj duke filluar që nga lënia e cigares dhe kujdesi me ushqimin.

Top Channel