Kardashian: Nuk kërkoj lidhje

05/04/2012 17:00

Viti 2011 ishte një vit i vështirë për Kim Kardashian, e cila u divorcua nga bashkëshorti i saj, Kris Humpries, pas vetëm 72 ditësh.

Megjithatë, “show-girl” amerikan është e vendosur që të ecë përpara me jetën e saj, ndërsa thekson se ka mbyllur në një “sirtar” të shkuarën.

31-vjeçarja fitoi edhe një herë vëmendjen e publikut nëpërmjet një interviste të publikuar të enjten në revistën “Cosmopolitan”, ku binte në sy edhe një pozë jashtëzakonisht joshëse e Kardashian.

”Kam një parandienjë që viti 2012 do të jetë një vit i mirë për mua, edhe sepse kam mbyllur çdo llogari me të shkuarën. Në të vërtertë, asnjëherë nuk kam parë me më shumë besim të ardhmen time”, deklaroi Kim, e cila komentoi edhe zërat për disa takime të saj me personazhe të njohur të kronikave rozë.

”E vërteta është se jam beqare dhe as kam dëshirën më të vogël për t’u angazhuar në njohje të rreja tani. Më vjen për të qeshur kur dëgjoj që kam filluar të dal me njerëz të cilët nuk i kam dëgjuar ndonjëherë, por duke qenë në qendër të vëmendjes mediatike, kam mësuar që të mos t’i jap shumë rëndësi gjërave që thuhen për mua”.

Në intervistën e saj, Kardashian komentoi edhe divorcin e saj me Humpries. “Unë mendoj se një njeri mund të gjejë më shumë se një shpirt binjak gjatë jetës së sij dhe jam e sigurt që dhe unë do ta gjej njeriun e duhur në të ardhmen”.

FOTO GALERI
1/1
Fotoja provokuese e Kardashian ne revisten "Cosmopolitan"

Top Channel