“Familja Kenedi” në Top Channel

05/04/2012 18:45

U shndërruan në një nga familjet më të përfolura dhe më të suksesshme në të gjithë Amerikën.

Ambicja e fortë dhe puna e palodhur i bëri ata të fitojnë popullaritetin dhe simpatinë e amerikanëve duke gdhendur në memorien kolektive emrin e familjes KENNEDY!

Seriali “The Kennedy’s” me 8 episode nis transmetimin nesër në orën 20:50 në ekranin e Top Channel. Pasqyrohet jeta e vështirë, vendimet, peripecitë dhe emocionet e forta që shoqëruan këtë familje në çdo ditë të jetës së tyre.

Aty shpaloset vendosmëria e një babai që do të realizojë dëshirën për pushtet tek djemtë e tij. Historia e tre grave që ndanë me njëra-tjetrën sfidat dhe presionin që i ka shoqëruar në çdo fraksion sekonde të përditshmërisë së tyre.

“Kennedy’s” ishin një nga familjet e para që kuptuan fuqinë dhe vlerën e vëtetë të imazhit, por pas kësaj të vërtete televizive qëndron një familje ku secili është brenda botës së tij.

Në serialin “The Kennedy’s”, aktori i nominuar për Oscar, Greg Kinnear luan rolin e Jack Wilkinson, Barry Pepper si Bobbi dhe Katie Holmes si Jackie.

Ata u quajtën familja mbretërore e Amerikës, por për të parë të vërtetat, të fshehtat dhe momentet më private të gëzimit ndiqni fituesin e 4 çmimeve Emmy Awards, serialin premierë “The Kennedy’s” nesër, në 20:50, në TOP CHANNEL!

Top Channel