Adam Levine ndahet nga e dashura

05/04/2012 16:50

Adam Levine, vokalisti i grupit Maroon 5, është ndarë nga modelja Anne V. Lajmin e ka bërë të ditur rusja me anë të një komunikate të shkurtër për mediat.

“Adami dhe unë kemi vendosur të ndahemi në mënyrë miqësore. Vazhdojmë ta duam njëri-tjetrin dhe ta respektojmë gjithashtu. I uroj gjithë të mirat”, lexohet në komunikatë.

Cifti është njohur para dy vitesh në Las Vegas, por historia e tyre nuk funksionoi.

Anne V për të larguar shijen e hidhur të ndarjes ka shkuar në plazh me shoqen e saj Irina Shayk, modelen tjetër ruse që është e lidhur me futbollistin Cristiano Ronaldo.

Top Channel