Dua Lipa dhe Callum Turner shfaqen më të dashuruar se kurrë në Itali, momente të ëmbla gjate muajit të mjaltit në Siçili Çështja “Whitney Houston” vazhdon të diskutohet në mediat ndërkombëtare dhe nga të rejat më të fundit rezulton se policia që po e ndjek atë, ka zbuluar gjurmë kokaine në dhomën e hotelit Beverly Hilton ku këngëtarja u gjend e vdekur.
Misteri bëhet më i thellë për arsye se dikush është përpjekur të zhdukë faktet, duke hequr pluhurin e bardhë. Qëllimi mund të ketë qënë depistimi i hetimeve, ose për të humbur gjurmët e personit që ia ka dhënë drogën.
Mediat e huaja shkruajnë se policia duket se nuk po e merr parasysh këtë hipotezë, por gjithsesi po kërkon të gjejë shpërndarësin.
Autopsia ka vërtetuar se këngëtarja është ndarë nga jeta për shkak të mbytjes në vaskë dhe se në vdekjen e saj kanë ndikuar edhe dobësimi i funksionit të zemrës dhe përdorimi i rregullt i kokainës.
Ndërkohë në web po qarkullon traileri i filmit të fundit që ka luajtur Whitney Houston, i titulluar “Sparkle”. Prodhimi do të dalë në sallat amerikane më 17 gusht. Houston nuk aktronte prej 15 vitesh.
Top Channel