Dua Lipa dhe Callum Turner shfaqen më të dashuruar se kurrë në Itali, momente të ëmbla gjate muajit të mjaltit në Siçili Vetem 24 vjec, 20 milion disqe të shitura dhe 6 çmime Grammy. Këngëtarja nga Barbadosi, Rihanna duket se nuk kënaqet më kaq dhe në fokusin e saj është edhe kinematografia.
Së shpejti edhe në sallat e kinemave europiane, në filmin “Battleship”, ajo interpreton rolin e një ushtarakeje amerikane në luftë kundër alienëve.
Ndryshe nga sa shihet përgjithësisht në videoklipet e saj seksi dhe e ëmbël, njëkohësisht në këtë film Rihanna është në petkat e një gruaje ushtarake me karakter të çeliktë, mënyra të bëri prej një njeriu të fortë, ekspertë me armët dhe në luftë trup më trup me jashtëtokësorët.
Regjisori i filmit Peter Berg është shprehur se kohë më parë i kishte tërhequr vëmendjen një intervistë karizmatike e këngëtares, ku fliste për dhunën që ish i dashuri i saj, këngëtari Chris Broën kishte ushtruar mbi të.
Por kontakti me armët gjatë xhirimeve nuk ishte për herë të parë për Rihannën. Dikur ajo ka qenë pjesë e kadetëve të ushtrisë së Barbadosit. Dinte si të përdorte armët, por përgatitja për rolin ka qenë shumë e vështirë.
Vetë këngëtarja, tashmë dhe aktore, rrëfen se njeriu që po e përgatiste për rolin, një ish-ushtarak, ditën e parë që u takuan, kur i pa thonjtë, i tha: Po tallesh? Nga ai moment, ajo s’duhet të kishte më të bënte me Rihannën e vërtetë.
Bukuroshja tregon se mbyllej në dhomë dhe qante, por sot kupton se trajtimi i ashpër ishte e vetmja mënyrë për të hyrë në personazh.
Ndërkohë qarkullojnë fjalë se emri i Rihanna-s diskutohet edhe për të bërë një film mbi >hitney Houston. E pyetur për këtë, Rihanna thotë se ende nuk ka marrë një telefonatë propozimi, por shton do të jepte jetën për të luajtur rolin e së madhes Houston.
Top Channel