Hillary Duff prezanton djalin

04/04/2012 12:45

Hillary Duff lindi fëmijën e saj të parë para disa ditësh dhe pasi përcolli të gjithë “sikletet” e lindjes nëpërmjet Twitter-it, tashmë aktorja dhe këngëtarja amerikane e ka prezantuar djalin e sapolindur për publikun e gjerë.

Duff ka publikuar një foto të vogëlushit 2-javësh me emrin Luca Cruz, fëmijë që e ka me lojtarin e hokejit në akull Mike Comrie. Foto është publikuar në faqen zyrtare të këngëtares.

24-vjeçarja këto ditë gjithashtu po ndan me të tjerët eksperiencën e re duke shkruar në Twitter se “është më e vështirë” se sa e mendonte, se “nuk vë gjumë në sy” dhe se nuk mund të dalë nga shtëpia sepse djali qan.

Top Channel