Blunt: Nuk mbajta dot gazin kur takova Obamën

04/04/2012 13:40

Emily Blunt është një nga aktoret më të kërkuara të Hollivudit dhe ka pasur mundësinë të takojë personalisht vetë presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama.

Por, britanikja tregon në një intervistë për revistën ‘Elle’ se gjatë momentit të prezantimit me presindetin amerikan ishte aq nervoze sa filloi të qeshte si histerike.

“Po prisja me bashkëshortin që të merrja një çmim nga Kennedy Center në Shtëpinë e Bardhë, kur një grua mu afrua dhe më pyeti nëse dëshiroja të takoja presidentin Obama. Më prezantuan me të dhe ai tha që unë isha një aktore e mrekullueshme. Unë fillova të qeshja e nuk pushoja dot më. Nuk e di ç’ më zuri në ato momente”, kujton protagonistja e filmit “The Devil Wears Prada” (Djalli vishet me Prada).

Më tej, londinezja foli edhe për mënyrën se si i zgjedh veshjet kur duhet të kalojë në tapetin e kuq.

“Më pëlqen t’i provoj të gjitha veshjet dhe nuk më intereson se çfarë thonë kritikët për paraqitjen time sepse kurrë nuk mund të kënaqen të gjithë”, deklaron Blunt.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel