Balotelli me prostitutën e Rooney

04/04/2012 16:50

Mario Balotelli pranoi se ka patur një “përfshirje të shkurtër” me të njëjtën prostitutë që u bë e famshme për historinë e saj me yllin e Manchester United, Wayne Rooney.

Jennifer Thompson dhe një tjetër vajzë që nuk ka dashur të identifikohet ofruan për disa netë shërbimet e tyre për Rooney, përpara fillimit të Botërorit 2010.

Historia përfundoi në faqet e para të gazetave ndërsa bashkëshortja e sulmuesit, Coleen, ishte shtatzanë me djalin e tyre Kai. Ngjarja u pasua me disa muaj forme të dobët në fushë, por Rooney arriti të ruante martesën e tij dhe të kalonte skandalin.

Të mërkurën, agjenti i Balotellit, Mino Raiola, deklaroi për mediat se klienti i tij ka vendosur të refuzojë një ofertë të bërë nga prostitutat për para në këmbim të heshtjes, duke zgjedhur që të publikojë vetë historinë.

Në një dekaratë të shkurtër, Raiola informonte: “Mario është një futbollist i ri dhe impulsiv, prandaj është shndërruar në një pre të dëshiruar për gazetat që kërkojnë skandale. Së fundmi, ai është vendosur edhe nën shantazhin e personave që duan ta shfrytëzojnë për të nxjerrë fitime financiare. Për ta bërë këtë të pamundur, Mario më ka kërkuar që të bëjë publike një histori të shkurtër që ka patur ai me Jennifer Thompson, një emër të njohur për gazetat angleze”.

Aktualisht, Balotelli nuk është i martuar, por që prej një viti shoqërohet me modelen italiane, Raffaela Ficco.

FOTO GALERI
1/1
Jennifer Thompson, prostituta qe pati histori me Roonet dhe Balotelli-n

Top Channel