Edhe pse në moshën 43-vjeçare Jennifer Aniston është po aq tërheqëse sa në kohën e serialit ‘Friends’. Aktorja tregon se sharmi i saj është meritë e “qetësisë dhe lumturisë” që i jep marrëdhënia me aktorin Justin Theroux.

Në një intervistë për revistën ‘InStyle’, Aniston u shpreh: “Këtë vit do ia kushtoj vetëm të dashurit tim.”

Aktorët janë njohur në sheshxhirimin e filmit ‘Wanderlust’ dhe aktorja thekson: “Ka qenë një nga eksperiencat më të bukura që kam pasur në karrierën kinematografike. Kemi kaluar tre muaj fantastikë vetëm duke qeshur.”

Në lidhje me rivalitetin që ka me aktoret e reja, Aniston nënvizoi se nuk ndihet aspak e vjetër: “Më ofrojnë role të grave që kanë fëmijë 17-vjeçarë dhe unë mendoj se nuk jam aq e vjetër, por kur e mendoj më thellë, në fakt jam. Gjithsesi nuk ndihem aspak e vjetër.”

FOTO GALERI
1/2

Top Channel