Alba nuk sforcohet për të qenë e bukur

04/04/2012 20:50

Pasi ka lënë prej vitesh daljet e saj ekstravagante në publik, nëna e dy fëmijëve, Jessica Alba, është tashmë në gjendje të tërheqë vëmendjen e publikut me një lehtësi thuajse të natyrshme.

30-vjeçarja u shfaq në rrugët e Los Anxhelosit e veshur në mënyrë të thjeshtë, por që bashkuar me bukurinë e saj natyrale, rezultonte një kombinim “vdekjeprurës”.

Alba u fotografua në “Beverly Hills”, ndërsa ishte duke shëtitur me vajzën e saj, Honor Marie, edhe ajo e kombinuar me një fustan të thjeshtë dhe të bukur ngjyrë rozë.

Ajo që binte në sy tek 3-vjeçarja është fakti që gjithmonë e më shumë ngjan me babain e saj, bashkëshortin e Albës, Cash Warren.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel