Rihanna: E kaloj ndonjëherë cakun

03/04/2012 21:50

Disa nga videot e Rihanna-s janë censuruar në shumë vende të botës sepse ka kaluar kufijtë me veshjet e saj, por këngëtarja thekson se nuk është qëllimi i saj të bëjë polemika.

“Kur unë bëj një videoklip, është një vepër arti. Janë katër minuta me anë të të cilave njerëzit duhet të kuptojnë mesazhin e këngës. Unë nuk bëj asgjë për të hapur polemika, por ka mundësi që e kaloj kufirin ndonjëherë”, thekson Rihanna për ‘Radio Time’.

Përsa i përket filmit të saj të parë ‘Battleship’, Rihanna tha: “Unë kisha një takim dhe ai burri filloi të fliste dhe të më tregonte foto të alienëve. Vetëm në fund e kuptova se ai ishte regjizori i filmit, Peter Berg.”

Top Channel