Përkujtohet Aleksandër Moisiu

03/04/2012 22:45

Artist i njohur shqiptar me famë botërore Aleksandër Moisiu, është përkujtuar sot, përmes një aktiviteti të veçantë të organizuar nga shkolla që mban emrin e tij në qytetin e Kavajës.

Drejtues të shkollës, pedagogë, nxënës dhe artistë kanë qënë të pranishëm në takimin e organizuar.

Pjesëmarrësit që morën fjalën thanë se në këtë vit të 100 vjetorit të pavarësisë, risjellja në vëmendje e figurave të shquara të kombit është një detyrë për të gjithë. Aq më tepër për Kavajen, qytet i origjinës së Aleksandër Moisiut.

Edhe artistë të njohur si Reshat Arbana dhe Mirush Kabashi kanë sjellë vlerësimet e tyre për figurën e Moisiut. Ndërkohë u ekzpozuan edhe dhjetra fotografi të artistit shqiptar me famë botërore.

Top Channel