Schwarzenegger dhe DeVito, sërish “binjakë”

30/03/2012 19:15

Arnold Schwarzenegger dhe Danny DeVito janë parë për herë të fundit së bashku në një film kur në vitin 1988 sollën komedinë fantastike me titull ‘Twins’ (Binjakët).

Tani këta dy aktorë do të bashkohen sërish për të sjellë pjesën e dytë të filmit, por kësaj here do të gjejnë edhe një vëlla tjetër që nuk i ngjan aspak. Ky pjesëtar i ri i familjes do të interpretohet nga aktori me ngjyrë Eddie Murphy.

Sipas mediave amerikane, regjizori i filmit të dytë dhe skenaristi nuk janë vendosur ende ndërsa regjizori i filmit të parë Ivan Reitman do të jetë producent.

Filmi “Twins” tregon historinë e dy binjakëve që nuk ngjajnë aspak me njëri-tjetrin dhe që ndahen në lindje. Ata ishin rezultat i një eksperimenti sekret të dështuar në një laborator ku kërkohej “prodhimi” i fëmijës perfekt duke përdorur spermën e 6 meshkujve.

Julius Benedict (Arnold Schwarzenegger) niset në kërkim të vëllait Vincent (Danny DeVito), i cili nuk ka marrë asnjë nga genet e mira.

Filmi ka grumbulluar 216 milionë dollarë në mbarë botën.

Top Channel