Perry: Jam një beqare e lumtur

30/03/2012 13:05

Katy Perry ka hedhur pas krahëve kohën e flokëve të saj blu, ndërsa u shfaq zeshkane dhe me e veshur me lëkurë, në sheshxhirimin e një videoklipi të saj të ri.

Klipi do të përfshijë një pjesë në të cilën 27-vjeçarja do të drejtojë një motor “Harley Davidson”. Megjithatë, ndonëse është tepër e ngarkuar me punë, Perry gjeti kohë për t’iu përgjigjur pyetjeve të fansave rreth jetës së saj private.

Nëpërmjet një statusi të vendosur në rrjetin shoqëror “Tëitter”, Perry theksoi se është ende beqare dhe se ka ndërmend të mbetet për shumë kohë, pasi ndihet mirë kështu.

”Jam single dhe e lumtur”, vendosi në status këngëtarja. Lajmi mund të përbëjë një zhgënjim mbi të gjitha për modelin francez Baptiste Giabiconi, i cili së fundmi ishte përfolur se po i “vinte rrotull” vajzës së “I kissed a Girl”.

Perry u divorcua nga ish-bashkëshorti i saj Russell Brand pas vetëm një vit e gjysmë martesë, në fund të 2011-s.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel