Lunxhëria e braktisur, emigracioni ka prekur çdo familje

30/03/2012 00:00

Zona e Lunxhërisë në Gjirokastrës një ndër më traditcionalet në jug të vendit gjendet sot pothuajse e braktisur nga të rinjtë.

Në fshatin Dhoksat më të madhin e kësaj komune sot jetojnë vetëm të moshuar. Ata kryejnë punë të vogla në bujqësi dhe jetojnë falë prurjeve gjithnjë në rënie të fëmijëve të tyre emigrantë. Maria, nje e moshuar 74 vjecare thotë se ka 4 fëmijë në emigracion që janë të larguar prej 18 vitesh. Fshati është i zbrazur thotë ajo dhe shumë shtëpi janë mbyllur.

Pavarësisht krizës ekonomike në shtetin grek, asnjë banor i kësaj zonë nuk është kthyer pas për t’u punësuar në fshat. Një tjetër banor i vjetër i fshatit Jorgji Goga kujton me keqardhje fshatin e dikurshëm dhe gjallërinë që do t’i jepnin të rinjtë.

Ai nuk shpreson se 3 fëmijët e tij do të rikthen ndonjëherë për të jetuar në Shqipëri, sepse nipërit janë integruar tashmë në jetën e një vendi tjetër, studiojnë atje dhe në fshat nuk ka asnjë gjë që mund të bëjnë për të jetuar.

Dhjetëra shtëpi në Dhoksat dhe qindra në të gjithë Lunxhërinë janë të mbyllura prej emigracionit. Një pjesë e tyre po rrënohen, ndërsa bashkë me to po merr fund në këto zona jeta sociale dhe kulturore.

Shkollat e fshatrave janë të braktisura sepse mungojnë nxënësit nuk mund të bëhet fjalë për kuvendet dhe panairet e dikurshme të Lunxhërisë, të cilat morën fund gati 20 vjet më parë kur cdo shtëpi coi në emigracion të gjithë anëtarët e saj të rinj.
 

Top Channel