Si një modele e “Victoria’s Secret”, është pjesë e profesionit të Miranda Kerr që të zbulojë në mënyrë të vazhdueshme linjat e saj.
Megjithatë, bashkëshortja e Orlando Bloom, si rrallë herë nuk befasoi me format e saj perfekte trupore, por me faktin që në prezantimin e një linje të re veshjesh plazhi, ajo nuk u zhvesh.
Australiania mbeti e mbuluar gjatë të gjithë prezantimit të linjës, gjatë një ceremonie në Los Anxhelos.
Bikini i saj me ngjyrë të ndezur rozë ishte qartësisht i dukshëm nën fustanin veror me thurrje, por në ceremoninë që zgjati rreth një orë, ajo në asnjë moment nuk e hoqi atë prej trupit.
Befasuese gjatë prezantimit ishte përzgjedhja për të ndërtuar një platformë brenda në pishinë, duke krijuar efektin se vajzat ishin duke ecur mbi ujë.
Top Channel