Bon Jovi, i dashuruar edhe pas 23 vitesh martesë

30/03/2012 12:40

John Bon Jovi vazhdon të jetë i dashuruar çmendurisht pas gruas së tij të 23 viteve, siç e vërtetojnë qartësisht fotografitë e pushimeve që është duke kaluar në ishullin e St.Barts, në Karaibe.

Këngëtari dhe bashkëshortja e tij Dorothea u fotografuan duke u argëtuar së bashku me tre nga katër fëmijët e tyre në një ditë të këndshme me diell, por ajo që spikaste ishte afrimiteti midis dy partnerëve.

Ndonëse tashmë bashkë prej më shumë se dy dekadash, Bon Jovi dhe gruaja e tij dukeshin si një çift adoleshentësh, duke qëndruar gjatë gjithë kohës bashkë dhe duke u puthur vjedhurazi, larg shikimeve të tre fëmijëve të tyre.

50-vjeçari udhëtoi me familjen në këto pushime me rastin e 8-vjetorit të djalit të tij më të vogël, Romeo. E vetmja që mungonte në këtë grumbullim ishte fëmija i madh, vajza 18-vjeçare Stephanie, e cila nuk mundi të lirohej për shkak të impenjimeve të saj shkollore.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel