Rihanna nuk e priti aspak mirë një pyetje të mediave britanike mbi marrëdhënien e saj me aktorin Ashton Kutcher.

Këngëtarja nga Barbados po jepte një konferencë shtypi në Londër për të prezantuar një film ku është protagoniste për herë të parë dhe një gazetare guxoi t’i bënte këtë pyetje:

“Keni një lidhje të veçantë me publikun. Gjërat po ecin mirë për ju në karrierë, por a mund të thuhet e njëjta gjë edhe për jetën tuaj private? Ashton Kutcher do të vijë këtu për ta parë filmin?”

Rihanna shumë e nevrikosur u përgjigj duke thënë se pyetja ishte shumë e padobishme e më pas shtoi: “Po, jam e lumtur dhe jam beqare.”

Top Channel