Personat me aftësi të kufizuara te Presidenti

29/03/2012 00:00

Një përfaqësi e Këshillit Kombëtar të Personave me Aftësi të Kufizuara u
takuan me presidentin Bamir Topi, ku i kanë kërkuar të mos dekretojë
dhe të rikthejë në Parlament ligjin me ndryshimet për Statusin e
Paraplegjikëve dhe të Verbërve, pasi cënon direkt të drejtat e kësaj
kategorie.

“Ne i parashtruam të gjitha shqetësimet tona Presidentit dhe i kërkuam atij që të mos e dekretojë por ta rikthejë për shqyrtim në Parlament”, tha Sinan Tafaj, president i Këshillit të Aftësisë së Kufizuar.

Tafaj tha se institucionet shtetërore duhet te hartojne nje strategji dhe kuader ligjor qe shmang diskriminimin dhe pasigurinë per personat me aftesi te kufizuara siç eshte reduktimi i pagesave te kompensimit te energjisë elektrike, telefonise dhe transportit.

Pasi ka degjuar shqetesimet e personave me aftesi te kufizuara, presidenti Topi tha se do te ndjeke ne vijimësi situaten dhe kerkesat e tyre per t’u ndierë te barabarte në jeten shoqerore te vendit.

Kreu i shtetit theksoi se vetem rruget ligjore jane mjetet demokratike per gjetjen e zgjidhjeve te duhura te drejta dhe kushtetuese, duke vene ne dukje nevojen dhe rendesine e rritjes akoma me shume te ndjeshmerise shoqerore, por sidomos institucioneve qe kane per detyre te sigurojne te drejtat e e kesaj kategorie sipas standardeve qe garanton nje shtet demokratike ligjor.

Top Channel