Madonna nxjerr në shitje “supervilën” e saj

29/03/2012 18:00

Vite më parë Madonna fitoi vendet e para në të gjitha “hit-parade” muzikore nëpërmjet këngës së saj të titulluar “Hollywood”.

Megjithatë, tashmë 53-vjeçarja ndien se nuk ka më dëshirë të jetojë në Beverli Hills dhe ka vendosur të shesë shtëpinë e saj me vlerë 28 milionë dollarëshe.

Mediat rozë amerikane informuan të enjten se Mbretëresha e muzikës pop ka vendosur të nxjerrë në shitje për “kështjellën” e saj, të pajisur me pishinë të jashtme dhe të brendshme, fushë personale tenisi, disa vende për parkim, palestër dhe sauna, ndër të tjera, për një total prej pothuajse 1 500 metrash katror, e rrethuar nga pemë, në një prej zonave më të gjelbëruara të Los Anxhelosit.

Në mënyrë që të shijojë sa më shumë qetësi, shtëpia është e ndërtuar në fundin e një rruge pa dalje dhe ka një postobllok në hyrje të vilës, së vendosur në një territor personal prej gjysmë hektari.

Madonna bleu shtëpinë në fjalë në vitin 2003, kur ishte e martuar me Guy Ritchie. Atëherë, vila i kushtoi 12 milionë dollarë. Aktualisht, këngëtarja jeton në “Upped Side”, në një tjetër vilë që bleu për 32,5 milionë dollarë në vitin 2009.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA