Elbasan, aktivitet për ditët e Frankofonisë
29/03/2012 00:00
Elbasani ka qenë qyteti që ka mbyllur aktivitetet e shumta të Ditëve të
Frankofonisë. Në mbylljen e Pranverës Frankofone ka marrë pjesë edhe
ambasadorja franceze Christine Moro, duke e quajtur Elbasanin
Kryeqytetin e Frankofonisë.
Sipas saj aktivitete e shumta në gjuhën frënge shërbejnë për të promovuar në shumë vënde të botës kulturën franceze. Gjithashtu Moro është shprehur mjaft e kënaqur për mardhëniet e ngushta mes dy shteteve.
Kryetari i Bashkisë së Elbasanit,Qazim Sejdini falenderoi ambasadoren që zgjodhi Elbasanin për mbylljen e aktiviteteve kulturore të Frankofonisë.
Në mbylljen e aktiviteteve ishin të pranishëm delegatë të Alaeances franceze që operojnë prej disa vitesh .
Top Channel