Durrës, edhe studentët në protestë

29/03/2012 00:00

Studentët e Fakultetit të Biznesit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”
të Durrësit protestuan kundër transferimit të pedagogëve të tyre drejt
filialit të Peshkopisë, një vendim ky i rektorit të universitetit. Ata e
vlerësojnë si arbitrar këtë vendim.

Nje dite me pare rektorati u ka komunikuar 8 pedagogeve, 4 prej te cileve i perkasin Fakultetit te Biznesit dhe te tjeret Fakultetit te Shkencave Politiko-Juridike dhe Edukimit transferimin drejt Peshkopise me argumentimin se nevojiten pedagoge eksperte, per te forcuar cilesine e filialit atje.

Të gjithë këta pedagogë e cilësojnë këtë urdhër të rektorit si një ndëshkim për shkak se gjatë fushatës për zgjedhjet në universitet, pedagogët mbështetën kandidatin rival që humbi në zgjedhje.

Pedagogët dhe një grup studentësh kanë dalë në protestë te merkuren para universitetit publik “Aleksander Moisiu” të Durrësit.

“Transferimi është bërë vetëm se ne nuk e kemi votuar dhe kemi mbështetur tjetër kandidaturë”, tha Arif Nurja, Zv/ Dekan Fakulteti Ekonomik. Pedagogët e kanë cilësuar vendimin si hakmarrje dhe internim në kushte moderne.

“Një formë internimi pas 20 vjetësh një internim në kushte demokratike. Një ndër format më të turpshme që mund të ndodhin në një universitet. Kjo është një mënyrë për t’i detyruar të ikin nga puna”, tha Bardhyl Çeku, ish-kandidat për rektor.  

Rektori i universitetit thotë se gjithcka është brenda ligjit dhe në përputhje me prioritetet e fushatës së tij për të forcuar filialin e Peshkopisë.

“Pjesa më e madhe e tyre e kanë filluar aktivitetin që në shtatorin e vitit të kaluar në filialin e Peshkopisë. Unë mendoj që duke qenë pjesë e përhershme e këtij filali mund t’i japin në zhvillim më të madh këtij filiali në të gjitha aspektet”,  deklaroi Rektori, Mit’hat Mema.

Cështja duket se do përfundojë në gjykatë, pasi pedagogët nuk pranojnë të zbatojnë urdhërin që i detyron të transferohen ngë Durrësi në Peshkopi.

Top Channel