Vlorë, përkujtohet tragjedia e Otrantos

28/03/2012 00:00

Eshte përkujtuar në Vlorë 15-vjetori i tragjedise se Otrantos. Familjarë
dhe të afërm të viktimave kanë zhvilluar disa ceremoni në nder të atyre
që humbën jetën, duke dashur të iknin nga ferri i keq që kishte
përfshirë Shqipërinë, pranverën e vitit 1997.

Gjate paradites kane mbërritur dhe tre pjese te anijes ‘Kateri i Rades’, te cilat do te perdoren si objekte per nje monument, qe do i kushtohet kesaj ngjarje.

Tre pajisjet te cilat kane ardhur nga Brindisi kane qene te shoqeruara nga artistet shqiptare Arta Nguci dhe Arben Beqiraj, te cilet do te punojne per ngritjen e ketij monumenti. Ne ambientet e portit te Vlores ne kalaten zero jane hedhur lulet ne det ne kujtim te te mbyturve te Otrantos. ‘Kateri i Rades’ u nis nga ky mol ku 15 vjet me pare me 118 persona ne bord midis tyre te gra dhe femije.

Ka qene ora 18.50 kur anija ushtarake “Sibila” ka goditur kete anije te vogel 23 metra te gjate. 84 persona u mbyten dhe vetem 34 shpetuan. Ende ne fundin e detit jane 24 trupa qe nuk u gjeten kurre.

Pas ceremonise, pjeset e anijes se tragjedise jane vendosur ne Sheshin e Skeles, ku do te ndertohet edhe monumenti.

Top Channel